Ndezja e flakës olimpike në një balonë me ajër të ngrohtë përmbylli ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, Paris 2024.
Celine Dion interpretoi në një skenë në Kullën Eiffel, për herë të parë që kur rrëfeu vuajtjet nga sëmundja e rëndë.
Për disa orë Franca kishte organizuar një spektakël të pashoq, me 10500 sportistët që kanë nisur të parakalojnë me rreth 85 varka në lumin Sena.
Ndër delegacionet e para që parakaluan ishte edhe ai i Shqipërisë, që do të përfaqësohet me 8 sportistë.
Përkatësisht me Luiza Gegën dhe Franko Burrajn në Atletikë, Zelmikhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev në Mundje, Manjola Koninin në Qitje si dhe Grisi Koxhakun e Kaltra Meçën në Not.
Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike në datën 27 korrik.
Kosova parakaloi me sportistët e saj dhe përfaqësuesit e trajnerët, duke valëvitur flamujt shtetëror, që mbahej nga Akil dhe Nora Gjakova, vëlla e motër, dy xhudist kulmor botëror.