Faza e mbledhjes së të gjitha fjalëve në trevat shqipfolëse ka përfunduar. Grupi i punës ka hyrë në fazën shkencore të redaktimit dhe pritet që brenda muajit nëntor të kemi një publikim online të fjalorit të gjuhës shqipe.

yacht hotel sarande

Deri më tani gjuhëtarët parashikojnë që ky të jetë botimi më i madh për shkak dhe të shtrirjes gjeografike të fjalëve, duke përfshirë edhe ato që njihen si dialektizma nga veriu në jug e pa lënë jashtë vëmendjes pasurinë e ruajtur prej arbëreshëve dhe arvanitasve.

“Çdo fjalë që respekton rregullat drejtshkrimore të standardit pavarësisht të folmes apo dialektit prej nga vjen ajo gëzon të drejtën të bëhet pjesë jo më e krahinës nga vjen po të bëhet e fjalorit të gjithë shqiptarëve”, shprehet gjuhëtari Shezai Rrokaj.

Gjuhëtarët kanë mbledhur rreth 200 mijë fjalë prej të cilave deri në fund të vitit, do të bëhet edhe përzgjedhja dhe publikimi i tyre.

“Ky është objektivi i këtij fjalori të krijojë një shtat të ri, një revolucion të ri të gjuhës shqipe në përdorim, në kushtet e hapjes së gjithë arealit shqiptar për ti dhënë një pikënisje të re asaj që ne do ta quajmë gjuhë zyrtare mbarëkombëtare jo më mbi një shtrat të 72 apo të viteve të mëparshme. Kësisoj ky fjalor do të rrok rreth 100 mijë fjalë, pa përfshirë këtu shprehje frazeologjike, sinonime të jashtëzakonshme që bashkë me këto kapërcejnë kapacitetin e 150 mijë fjalëve”, thotë ao.

Ndryshe nga fjalorët e mëparshëm të shqipes standarde, këtë herë ky fjalor do të bazohet në tri pika, duke e bërë të vlefshëm në çdo kohë.

“Tre janë tiparet e këtij fjalori. Gjithëpërfshirja, përshtatja e tij nga pikëpamja e mënyrës sesi folësit falsin dhe e përdorin gjuhën sot dhe nga pikëpamja e një këndvështrimi për të ardhmen. sepse fjalorët nuk janë vetëm mjet identifikimi apo fotografimi. ato kthehen në mjete edukimi të standardit”, shpjegpn Rrokaj.

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe i cili hedh për herë të parë në përdorim një pasuri kaq të larmishme jo vetëm nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve por edhe nga pasqyrimi i të gjithë shtresave të leksikut të shqipes që nga shekulli i 16-17-të deri në ditët tona do të jetë gati për tu botuar në fillim të vitit 2025. A.K./TemA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu