
Edhe pse kanë arritur të fitojnë shumë vota nga zgjedhësit, janë 4 kandidatë nga listat e hapura socialiste, të cilët nuk do të mund të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.
Arsyeja përse nuk marrin dot mandat vjen për shkak të kuotave gjinore.
Nga qarku i Tiranës bëhet fjalë për Xhemal Qefalia, i cili deri tani ka fituar 5674 vota. Nga qarku i Durrësit është Ilir Ndraxhi, i cili ka fituar 6382 vota. Julian Zyla nga qarku i Beratit gjithashtu nuk do të jetë pjesë e Parlamentit e pse ka fituar 4612 vota. Së fundmi, është Arian Jaupllari nga qarku i Korçës i cili nuk do të mund të jetë përfaqësues në Kuvend, e pse ka fituar 7430 vota.
Konkurrenca për votat preferenciale ka qenë kryesisht brenda kampit rozë. Kjo ndodh sepse Partia Demokratike ka numër mandatesh më të ulët, gjë që rezulton në më pak konkurrencë. Ama “luftë” votash ka midis dy demokratëve në Tiranë, mes Jorida Tabakut dhe Ilir Mehmeti.
Për të gjitha zhvillimet nga dita e zgjedhjeve dhe tashmë maratona e numërimit Tvklan.al po ju shoqëron me raportime live për të gjitha të rejat e fundit. Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit si dhe të dhënave të numërimit çdo orë, si dhe krahasime me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al