Deputeti socialist Erion Braçe nuk është habitur aspak nga 20 mijë votat që shqiptarët i besuan në zgjedhjet e 11 majit, por as për fitoren e thellë të partisë së tij. Por, ky votëbesim për Braçen duhet t’i kthehet shqiptarëve vetëm me punë dhe zero arrogance. I ftuar në Report Tv, Erion Braçe thotë për gazetarin Arbër Hitaj se 11 maji ka qenë zgjedhjet më të mira që ka parë nga viti 1996, duke theksuar se kësaj fitoreje duhet t’i përgjigjen me përulësinë më të madhe.

“E prisja edhe për PS, edhe për vete. Nuk ka habi në këtë rast. Ajo që më ka interesuar ka qenë fitorja e PS dhe në rast se qytetarët besonin edhe për 4 vite këtë punë, patjetër do e pranoja me kënaqësinë më të madhe. Më përulësi, shumë të madhe. Jo vetëm për mua, por edhe për PS fitorja është shumë e madhe, duhet t’i përgjigjemi me përulësi, zero arrogance dhe shumë punë”, tha Braçe.

Një përgjigje e ka edhe për opozitën dhe akuzat e tyre se PS i vodhi zgjedhjet përmes bandave dhe incidentin në zyrën e tij.

“Banda ime kush ishte? Ato gratë që ishin atje ishin bandë. S’më intereson të thonë çfarë të duan. Nuk është ajo që kam në mendje. Ajo që kam në mendje është ti përgjigjem njerëzve që më votuan, sidomos atyre në njësinë numër 5 që më votuan. Më intereson te shkoj në punë, jo çfarë thonë të tjerët lart e poshtë. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe tani duhet të shkoj në punë dhe të merrem me njerëzit”, shprehet Braçe.

Mandati i katërt të qeverisë Rama, Braçe thotë se duhet të çojë para reformat për integrimin në BE.

“Një mandat i tillë vlen për reforma akoma më shumë në sektorë të ekonomisë kombëtare, që njerëzit të marrin përgjigje sa më shpjet të jetë e mundur, të mbyllim kapitujt dhe ti’ përgjigjemi vendit me një standard të ri, europian, në shërbime dje ekonomi, dhe ti përgjigjemi edhe BE, ku duam të bëhemi pjesë”, thekson Braçe.

Bllokimin që Partia Demokratike i bëri votës së diasporës nga Greqia, e sheh si një fyerje të tmerrshme dhe një tentativë për t’i poshtëruar emigrantët shqiptarë.

“Zotëria në fjalë del në krahë me një fashist, që thotë është shqiptar por që në fakt përfaqëson Greqinë. Ca duhet t’iu themi ne shqiptarëve të Greqisë, veçse pamjeve të atyre dyve në çdo moment në ekrane, këtu e në Greqi, tentativë për të marrë peng shqiptarët e Greqisë. Fyerje e tmerrshme ajo që ka ndodhur në harkun para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, tentativat për të mos lexuar votën e shqiptarëve ishte një tentativë për t’i poshtëruar, siç nuk u mjafton ajo që hequr në Greqi”, thekson Braçe.

 

SI.E./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu