Kungullujësi, i cili njihet në gjuhën popullore edhe si “leka” dhe është një lloj i kungullit me formë më të gjatë, njihet në Kosovë si produkt i cili në periudha të vështira historike, ka shërbyer si enë me të cilën janë larë njerëzit

Fitore Syla, kosovarja me origjinë nga qyteti i Gjilanit e cila jeton në Prishtinë, po i shndërron kungullujësit në llamba ndriçuese për përdorim në shtëpi, hotele apo restorante.

yacht hotel sarande

Syla, e cila është dizajnere e interierit me profesion, thotë se dizajni nuk është vetëm ana vizuale e gjërave, por shumë më thellë se kaq, është një tregim, një ngjarje, dhe përmes objekteve të dizajnuara për një ambient, krijohet diçka e re që do të jetojë në atë vend.

Kungullujësi, i cili njihet në gjuhën popullore edhe si “leka” dhe është një lloj i kungullit me formë më të gjatë, njihet në Kosovë si produkt i cili në periudha të vështira historike, ka shërbyer si enë me të cilën janë larë njerëzit.

Puna artistike e saj me kungullujësit filloi si koncept i zhvilluar para dy vitesh dhe menjëherë u pasua me testimet e para të idesë.

“Ideja është që unë gjithmonë e kam pasur një dëshirë apo ëndërr që ta realizojë atë, që të përdorë kulturën tonë nëpër objektet që unë i punoj, sepse mendoj se është e veçantë por, mbi të gjitha ia kam dhënë vetes si përgjegjësi për ta çuar përpara në fushën time”, thotë ajo për Anadolu.

Artistja dhe dizajnerja kosovare, e cila para do kohe e hapi ekspozitën e parë me kungullujësit e shndërruar në llamba ndriçuese me energji elektrike në një kafene në Prishtinë, thotë se qytetarët e pritën mirë idenë e saj.

“Leka ka qenë një dekor që në shtëpinë tonë ka qenë gjithmonë aty prezent, prindërit e mi gjithmonë e kanë pëlqyer, e kanë përmendur dhe kanë treguar për të, gjyshja gjithashtu dhe e gjithë familja. Është diçka që besoj se shumica e familjeve shqiptare e kanë ende në shtëpitë e tyre, të varur në dhoma. Dhe vetvetiu më lindi ideja, thashë se kjo e ka një storie prapa që i ndërlidh të gjithë shqiptarët, domethënë, është diçka që të gjithë e njohin dhe e dinë për çfarë është përdorur dhe thashë pse mos ta rikthej në modernitet”, thekson ajo.

Syla thotë se është koha që sa më shumë të kultivohet kultura shqiptare përmes artit, dizajnit dhe ideve të reja.

“Është përdorur për t’u larë dhe normalisht që kujton edhe momente të vështira, por, gjithsesi, kur e rikthen me diçka tjetër, besoj se njerëzit do ta pelqejnë më shumë dhe do të flasin për të ose si është përdorur në të kaluarën”, theksoi Syla.

Ajo thotë se gjithë suksesin e punës me kungullujësit e ka arritur falë edhe ndihmës së babait të saj, i cili në fshatin Bresalc të Gjilanit, aty ku ishte ekipi i Anadolu, e ka krijuar një pemishte rreth njëhektarëshe dhe ndër vite ka kultivuar fruta të ndryshëm, por që tani e dy vjet aty pothuajse gjithë arën e kanë mbjellë vetëm me kungullujës.

Syla thotë se menjëherë pasi është hapur ekspozita e saj dhe njerëzit janë njoftuar me punën e saj, ka pasur kërkesa për produktin e saj.

“Deri tash kam arritur të krijoj të gjitha llojet e ndriçimeve me leka, siç është ndriçimi varës (kryesori), pastaj llamba të tokës, llamba të tavolinës, llamba të murit. Domethënë, janë të gjitha llojet e llambave që përdoren në shtëpi dhe jo vetëm, munden edhe në hotele, kafene të ndryshme apo kudo”, thekson ajo.

Dizajnerja dhe artistja Syla thotë se kungullujësve u duhet një proces rreth njëvjeçar për mbjellje, rritje dhe tharje deri tek ardhja e kohës kur ata mund të shndërrohen në llamba.

Për procesin e vjeljes, prerjes së kungullujësve dhe ngjyrosjes së tyre, ajo ndihmohet edhe nga familjarët dhe miqtë./AA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu