
Autoritetet zvicerane dyshojnë se fishekzjarret dekorative të vendosura mbi shishe shampanje janë shkaku kryesor i zjarrit tragjik në një bar në resortin alpin Crans-Montana, ku humbën jetën 40 persona dhe 119 të tjerë u plagosën, shumë prej tyre në gjendje kritike.
View this post on Instagram
Prokurorja e Përgjithshme e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, deklaroi se hetimet paraprake tregojnë se fishekzjarret u afruan shumë pranë tavanit, duke ndezur materialet dhe duke shkaktuar përhapje shumë të shpejtë të flakëve.
Zjarri shpërtheu në orët e para të Ditës së Vitit të Ri në lokalin Le Constellation, gjatë festimeve, ndërsa hetimi po fokusohet edhe te:
- materialet e përdorura në tavan
- masat e sigurisë kundër zjarrit
- kapaciteti i lokalit dhe numri real i personave brenda
- funksionimi i daljeve emergjente
Autoritetet nuk e trajtojnë ngjarjen si sulm, por si aksident të rëndë, ndërsa nuk përjashtohet hapja e procedimeve penale nëse konstatohen shkelje.
Procesi i identifikimit të viktimave vijon, ndërsa dhjetëra të plagosur po trajtohen në spitale të specializuara në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës.




