Do të jetë Spanjë – Angli finalja e euro 2024. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” mposhti 2-1 “in extremis” Holandën në gjysmëfinale, duke fituar të drejtën për të luajtur në finalen e madhe për të dytin vit radhazi.
Në “Singal Iduna Park” të Dortmundit u luajt një ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por, në fund, luftën e nervave e fituan të besuarit e Gareth Southgate, falë një goli me shumë peshë të Watkins, i sapofutur në fushë, me një diagonale që shkoi mes këmbëve të De Vrij, për të përfunduar në rrjetë.
Ndeshja, në fakt, nisi me shumë emocione, pasi “Tulipanët” realizon të parët me Xavi Simons, që u shfaq spektakolar me goditjen nga jashtë zonës.
Anglezët barazuan me Harry Kane, që shndërroi në gol të penallti të shkaktuar me naivitet nga Dumfries./supersport