Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave në konferencën e zakonshme para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë.

Tekniku i kuqezinjve ka bërë bilancin e situatës para kësaj sfide, duke folur për rëndësinë që ka ajo në ecurinë e kuqezinjve në këtë edicion të kualifikueseve.

“Mendoj se po flasim për gjëra të ndryshme. Kur mundohesh të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë, e dimë shumë mirë, nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme. Ne dy ditë më parë pamë Letoni-Serbi, ndeshje shumë e vështirë, deri në fund të 90 minutave ishte e hapur. Nuk mund të thuash në futbollin modern që fitohet me 5 apo 6-0. Mund të ndodhë si dje, por jo në futbollin normal, nuk jemi në të njëjtin nivel. Gjithçka është e hapur, duhet të përballemi me skuadra të vështira, fizike, të organizuara. Ata nuk shqetësohen nëse është 0-0 apo 0-1, qëndrojnë në lojë, me goditje standarte janë të rrezikshëm. Golat që kanë shënuar kanë qenë 3 me goditje standarte, janë shtatlartë. Nëse flet për Gjibraltarin dhe miqësoren, është e ndryshme, atmosfera është e ndryshme. Në ekipin kombëtar nuk ke kohë. Duhet të shihja disa lojtarë, Berisha nuk ishte me ne për 6 muaj, por herën e parë si titullar, duhej ta shihja. Duhet të shihja Pajazitin, Kaçurrin, Dajsinanin, Simonin e Shpendin. Pyetini a mund të fitohet 6-0! Pastaj padyshim prisja më shumë në miqësore, por po flasim për gjëra të ndryshme. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne.

Sulmi? E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kisha zgjedhur formacionin, por do të ndryshojmë. Ndoshta në fazën mbrojtëse e sulmuese. Kemi seancën e fundit dhe do të zgjedh formacionin, por do të ndryshojmë.

A jeni koshientë ju dhe skuadra që nesër jeni të dënuar që të fitoni? Po, në fakt edhe disa pyetje që iu bënë kapiteni Gjimshiti si ajo për shembull nëse është një moment i mirë apo i keq për kombëtaren, është gjithmonë moment i mirë kur ti e ke në dorën tënde situatën dhe sigurisht është një ndeshje e rëndësishme dhe kyçe. Duhet të përgatitemi që të japim një performancë të mirë në 90 minuta dhe të tentojmë të fitojmë nesër.

Siç e thashë edhe pak më parë është një moment i mirë i Kombëtares, edhe nëse ka presion, kur ti e ke çdo gjë në dorë, është një moment i mirë. Sigurisht që në futboll luan 11 kundër 11, çdo lloj rezultati ekziston, por futbolli është i tillë. Më shumë se të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e skuadrave të tyre për Europën, shqetësohem për ata që kanë ndryshuar ekipin pasi ndryshon metodologjia. Nuk jemi në nivelin për të zgjedhur lojtarët që kanë më shumë minuta me skuadrat e tyre.

Pas ndeshjes, nuk mund të them se ishin 4 lojtarë që ishin titullarë për herë të parë, kishte të rinj që vinin herën e parë te ne. Nuk mund të them nuk ishte në rregull, nuk bëtë mirë. Më kujtohet që herën e parë me Brazilin nuk fjeta. Duhet të përgatitim lojtarët. Mund t’i pyeteni vetë. Futbolli nuk është i lehtë, nuk mund të marrësh 11 lojtarë që nuk janë stërvitur asnjëherë bashkë, ti thuash hyj në fushë dhe bën punën tënde. Pashë gjëra të mira, padyshim edhe të këqija. Por duhet të mbështet 21-vjeçarët, ata që janë 20. Simoni ishte hera e parë me ne, më pëlqen shumë. Dajsinani është portier i mirë. Nuk është e drejtë. Nëse duhet të përballem me një lojtar 28-31 vjeçar që ti them vrapo më shumë, do e bëj. Por jo për ta, nuk është e drejtë. Duhet ti heqsh trysninë në fushë. Ti thuash shko në fushë dhe shëno tre herë. Mendoj nuk kemi asnjë që ka tregolësh në kombëtaren shqiptare. Duhet të jemi të durueshëm, padyshim që pashë diçka që nuk më pëlqeu, por duhet durim. Me ata djem po, me të tjerë jo. Nëse nuk do të bëjnë një perfomancë të mirë nesër, do e them. Por nuk besoj se do të ndodhë. Unë besoj te lojtarët e mirë, do shkojnë në fushë, do bëjnë shumë, shumë mirë, pasi pres shumë, shumë më tepër prej tyre.

Kur sheh dy vitet e gjysmë të fundit, ekipi ka ndryshuar shumë, është normale. E kam thënë që ekipi kombëtar është i hapur, më pëlqen të shoh që kemi pasur disa të rinj, nëse janë në formë të mirë, i sjellim në ekip. Kur flet për Brojën dhe Asanin, dje ishin mirë, pa asnjë problem. Janë lojtarë të mirë që na ndihmojnë. Kur flas për Asanin, ka më shumë kohë, më shumë ndeshje e gola në atë periudhë që flasim. Nuk mund të them nëse të dy do luajnë apo jo, do të kontrolloj nesër. Por lojtarët kanë besimin tonë si staf, si trajner. Ndoshta të dy ose njëri prej tyre do të luajë nesër. Nuk e di ende.

Ndaj Anglisë kemi pasur një performancë të mirë, nuk është e lehtë të luash në “Ëembley”, përsa i përket Andorrës kemi pasur një ndeshje dhe rezultat të mirë. Kundër Serbisë performanca ka qenë e mirë, rezultati jo aq shumë i kënaqshëm, është gjë e mirë kur ke performancën e mirë pasi vijnë edhe rezultatet, të kesh një kontroll. Në ndeshjen e fundit kur Letonise kemi bërë disa gabime, nuk më pëlqyen 45 minutat e para, nuk e kuptuam mirë ndeshjen sidomos në 30 minutat e para, dhe këto gabime i paguan shumë shtrenjtë nëse shkon në Kupën e Botës.

Duke parë se ndeshja e nesërme mund të konsiderohet si një finale për Kombëtaren në rrugëtimin drejt Kupës së Botës, a mund të konsiderohet gjithashtu si një finale në rrugëtimin tuaj si trajner në drejtimin e Kombëtares?

Dëgjo, uff, unë nuk mund tët përgjigjem ty, nuk kam menduar kurrë për pyetjen e dytë, kështu që nuk kam asnjë opinion. Preferoj tët përgjigjem për pyetjen e dytë. Është ndeshje kyçe dhe çdo ndeshje është e rëndësishme kur ti do të shkosh në Botëror, edhe ndeshja që luajtëm në Riga ishte e rëndësishme, është e vështirë nesër dhe futbolli është i tillë, ne jemi një, duhet të futemi në fushë për të fituar ndeshje të tilla, pasi jemi në futboll dhe nuk i dihet se çfarë ndodh, nuk mendoj për tetorin dhe nëntorin.

I kemi parë videot e tij dhe e sollëm në Kombëtare, e kuptojmë se si luan te ekipi i tij dhe te ne. Është nëj çështje taktike, Shehu është një djalë shumë i mirë dhe e ka përmirësuar shumë lojën e ekipit.”, tha Silvinjo./Panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu