
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me sulmet ironike ndaj opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, përmes videove simbolike në rrjetet sociale.
Në një postim të bërë këtë të premte në Facebook, Rama ka publikuar një video ku shfaqet një buf, shoqëruar me një mbishkrim ironik: *“Filloi avazi, po vidhen votat”*.
Ky është një tjetër reagim thumbues nga kreu i qeverisë, në një kohë kur tensionet politike mes mazhorancës dhe opozitës mbeten të larta, veçanërisht në prag apo pas proceseve zgjedhore.
Rama ka përdorur shpesh rrjetet sociale për të ironizuar kundërshtarët politikë, ndërsa kjo video e fundit duket se i shtohet serisë së postimeve që kanë për qëllim të delegjitimojnë pretendimet e opozitës për manipulim votash.