
Komisioni Disiplinor i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) gjobiti Shoqatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me 80 000 franga zvicerane dhe uli kapacitetin e stadiumit për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë, njoftoi sot Federata Serbe e Futbollit (FSS).
Në njoftim thuhet se FIFA mori këtë vendim për shkak të incidenteve në ndeshjen me Anglinë, e cila u luajt më 9 shtator në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd.
Mourinho: Chelsea? Unë nuk jam më një blu… por gjithmonë do të jem. Megjithatë, sot dua t’i mposht ata
Më 9 shtator, futbollistët e Anglisë mundën Serbinë me rezultatin 5-0.
“Komisioni Disiplinor i FIFA-s mori një vendim duke i vendosur një gjobë prej 80 000 frangash zvicerane FSS-së për incidente që lidhen me rendin dhe sigurinë si dhe për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të disa tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Serbi – Angli”, u njoftua në faqen zyrtare të FSS-së.
Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin ”Gradski Stadion Duboçica” në Leskovac, me kapacitet 8 500 vende./Oranews