Një tjetër akt i rëndë dhune ka tronditur Fierin. Një burrë, i njohur për sjellje të dhunshme dhe problematike në lagje, ka qëlluar me armë dhe ka vrarë një qen që po lehte pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmje, ndërsa banorët kanë mbetur të shokuar dhe në panik nga agresiviteti i tij.

Sipas tyre, ky individ është i njohur prej kohësh për përdorim të shfrenuar alkooli dhe sjellje agresive. Ai dyshohet se mban në banesë tre armë gjahu, ndërsa është denoncuar disa herë në polici, por pa asnjë rezultat konkret.

Në një video të publikuar në media, ai shfaqet duke hedhur gurë drejt portës së një komshiu, ndërkohë që dy persona përpiqen ta ndalojnë për të shmangur një konflikt të përshkallëzuar.

Pas vrasjes së qenit me armë zjarri, banorët i kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë për të parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.

BLU TV i bën thirrje Policisë së Fierit dhe Prokurorisë të veprojnë pa vonesë, për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës në këtë lagje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu