arkiv

 

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se një bombul gazi ka shpërthyer aksidentalisht brenda një banese.

Si pasojë e shpërthimit, kanë pësuar djegie në trup dy persona: E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu