Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, ka marrë një sërë masash, për goditjen dhe parandalimin e këtij fenomeni shqetësues, dhe si rezultat i monitorimit të situatës në terren, gjatë mesnatës janë kapur në flagrancë 2 shtetas, konkretisht shtetasi L.B., 28-vjeç, sëbashku me një 16-vjeçar, duke organizuar një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë, në oborrin e një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Peshkopisë.

Për këtë rast, janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në ngarkim të 28-vjeçarit, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” , “Shkelja e rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

yacht hotel sarande

 


Sjellim në vëmendje se në zbatim të ligjit 73, viti 2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve pirotetenik”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë të vendosur për goditjen e kësaj paligjshmërie dhe bën thirrje për të gjitha subjektet që tregtojnë artikuj piroteknikë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë kërkesat e neneve 15, 16 dhe 26 të ligjit “Për magazinimin, shitjen dhe përdorimin e artikujve piroteknikë si dhe masat e sigurisë”.

Në të gjitha rastet kur shërbimet e policisë, do të konstatojnë përdorimin e lëndëve piroteknike në kundështim me këtë ligj, për subjektet dhe personat përgjegjës, përveç masave administrative të cilat do të shoqërohen me gjobat përkatëse dhe me sekuestrime të lëndëve piroteknike, do të procedohen dhe penalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu