
Nata e parë e Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH u mbyll në Pallatin e Kongreseve me 14 artistë në garë dhe një skenografi të kuruar, por vëmendja e publikut dhe e rrjeteve sociale u zhvendos shpejt nga këngët te paraqitja e prezantueses Arilena Ara.

Fustani i saj, me një prerje të pazakontë dhe theks të fortë vizual në pjesën e përparme, u kthye në temën kryesore të diskutimit online, duke shkaktuar reagime të forta, nga kritika për “ekspozim të panevojshëm” në një festival tradicional, deri te mbështetja e atyre që e panë si një zgjedhje guximtare dhe moderne.
Në këtë klimë showbiz-i, muzika dhe performancat e natës së parë u lanë disi në hije, ndërsa debati për imazhin, kufijtë e skenës publike dhe rolin e Festivalit të Këngës mes traditës dhe spektaklit vizual mori më shumë hapësirë se vetë gara artistike.









