Më datat 2 dhe 3 tetor është zhvilluar Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, ku është bërë prezantimi i produkteve shqiptare që lidhen me gastronominë. Në këtë panair stendat e agrobizneseve kanë bërë prezantimin e produkteve të tyre autentike, një festival që shërben jo vetëm për shkëmbimin e traditës dhe gastronomisë shqiptare, por edhe forcimi i lidhjeve mes bizneseve dhe diasporës shqiptare.

yacht hotel sarande

Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë festival si sofrën globale me produkte autentike shqiptare, ndërsa ka ndarë pamje nga takimi.

“Momente nga Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet tona të freskëta dhe autentike në sofrën globale”, shkruan Rama.

 

Nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë sjellë së bashku në një skenë ndërkombëtare trashëgiminë e kuzhinës shqiptare dhe potencialin për zhvillimin e biznesit dhe ekonomik të shqiptarëve.

GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, me fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës së suksesshme shqiptare në sektorin e gastronomisë dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime të lidhura me gastronominë si: ndërtimi, arredimi dhe dizajni, zinxhiri i furnizimit me ushqime dhe pije, shërbime dixhitale dhe burime të jashtme, si dhe agroturizëm dhe pasuri të paluajtshme në turizëm.

Kjo ngjarje do të shërbejë si një platformë e shkëlqyer për zgjerimin e rrjeteve, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit. Në të njëjtën kohë, është një festë dhe një mirënjohje për të gjithë diasporën shqiptare që ka kontribuar në sektorin e gastronomisë dhe për punën e tyre, duke shërbyer kështu si ambasadorë të mirë për vendin tonë dhe traditat tona të kuzhinës.

/rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu