Në Ditën Botërore të Turizmit, në Librazhd u zhvillua panairi i mjaltit dhe i prodhimeve bujqësore të zonës.

I pranishëm në aktivitet në qytetin e tij të lindjes, ku ka shërbyer për dekada si deputet, ishte edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Në fjalën e tij Balla theksoi rëndësinë që ka kjo zonë për prodhimin cilësor të mjaltit dhe zhvillimin e turizmit malor.

“Librazhdi është një prej prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit në Shqipëri, me shumë cilësi me shumë varietete, duke përfshirë këtu dhe varietete i themi të rralla për shkak të kullotës, siç është pjesa që lidhet me mjaltin e zonës së Gurakuqit, mjalti i gështenjës apo dhe plot shumëllojshmëri të tjera” deklaroi Balla.

Balla ftoi vizitorët të zbulojnë potencialin turistik të zonës:

“Mesazhi sot në ditën e turizmit është për gjithë ata që ende nuk e dinë se çfarë ofron Librazhdi: janë të mirëpritur, Librazhdi ofron turizëm 12-mujor për shkak të hapësirës së madhe është një prej bashkive me sipërfaqen më të madhe që ka brenda vetes plot destinacione malore. Por ajo që është le të themi e veçanta e kësaj zone është mikpritja e banorëve dhe gatimet shumë shijshme”

Nga Parku Kombëtar i Shebenikut deri në Sopot, zona është e pasur me bimësi, duke u siguruar mijëra koshereve me bletë që shtohen nga viti në vit, ushqim të pastër dhe si rezultat një mjaltë të cilësisë së lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu