Për të 7-tin bit rradhazi në qytetin e Maliqit është organizuar Festa e Ëmbëlsirave. Dikur kjo zonë ishte e njohur për Kombinatin e Sheqerit, ndaj dhe sot banorët zgjedhin të përcjellin një traditë që promovon pjesën e ëmbël të kulinarisë së zonës.
Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu shprehet se “Festa e Ëmbëlsirave” ndihmon në promovimin e produkteve të zonës për konsumatorët.
Sivjet festës i është bashkuar edhe Kryetari i Bashkisë së Korinthit, Nikos Stavrelis, i cili dha lajmin se po punohet për binjakëzimin e dy bashkive.
Banorët, por edhe vizitorët shijuan prodhimet e zonës në festën tradicionale të ëmbëlsirave, ku ndërthuren tradita e veçantë e produkteve bujqësore e blegtorale.