Një nga shqiptarët e suksesshëm që e ka nisur jetën në Itali si emigrant është Flamur Kodraliu, biznesmeni nga Librazhdi, i cili sponsorizon me firmën e tij ekipin e qytetit S.P.A.L.

 

yacht hotel sarande

“Flamuri është një djalë me një histori tipike të emigrantëve shqiptarë që erdhën këtu vite më parë, me vështirësi me gomone apo me mënyra të tjera, por sot ai shkëlqen me atë që ka arritur, si sipërmarrës këtu në Ferrara. Është një prej biznesmenëve kryesorë që ka marrë përsipër të sponsorizojë edhe ekipin e këtij qyteti si një kontribut për komunitetin,” tha Taulant Balla i cili ishte sot në stadium krah biznesmenit nga Librazhdi i cili prej vitesh tashmë mbështet futbollin në Ferrara.

 

Balla uroi që ekipi SPAL, aktualisht në Serinë C të kampionatit italian të futbollit, t’i rikthehet Serisë A ku deri pak vite më parë fitonte kundër Juventusit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu