Subvencionet dhe mbështetja e fermerëve pritet që t’i japë frymëmarrje bujqësisë në vend, por ka edhe raste që përfituesit e subvencionit, nuk marrin fondet që ju takojnë.

Tregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat
Në televizionin “Ora News” u drejtua fermeri me iniciale S.P, i cili pasi kishte aplikuar për mbështetje financiare për bujqësinë në vitin 2024, ishte shpallur përfitues i vlerës 140.400.00 lekë.

Por edhe në vitin 2025 ai ende nuk kishte marrë vlerën e plotë financiare, e cila i është miratuar ligjërisht.

“Desha të denoncoj një rast që ne si blegtor nuk po na japin subvencionin. Ju lutem ngrijeni këtë problem. Unë jam përfitues i shumës 140.400.00 lekë. Më kanë dhënë gjysmën e kësaj shume dhe pjesën tjetër nuk ma kanë kaluar në bankë dhe nuk japin asnjë informacion pse nuk më kalon pagesa. Tani jemi në 2025 dhe unë ende nuk kam marrë 700 mijë lekë që duhet te më kishin kaluar në llogari që përpara 5 muajsh”, denoncoi fermeri.

Pas këtij shqetësimi të ngritur nga fermeri, televizioni “Ora News” kërkoi informacion nga Ministria e Bujqësisë.

Pa mbërritur ende përgjigjja zyrtare nga ky institucion, fermeri na njofton se pagesa i kaloi në numrin e llogarisë bankare.

Por me sa duket shqetësimi i AZHBR-së nuk ishte fermeri, por fakti që ai kishte bërë mediatike këtë problem.

“Mora konfirmim nga banka që lekët më kanë kaluar në llogari. Ju falënderoj shumë! Më morën në telefon edhe ato të AZHBR dhe më njoftuan se t’i kemi kaluar lekët. Pastaj më thanë pse e ke bërë problem në media? Iu përgjigja: Nëse nuk veproni në kohë, përsëri do e bëj problem te Tv Ora News””, thotë fermeri.

Nga ana e saj, Ministria e Bujqësisë ia faturoi problemin bankave, të cilat kanë pasur vonesa në disbursimin e fondeve për shkak të numrit të lartë të aplikimeve.

Njëkohësisht, ky institucion na informon zyrtarisht se u bë e mundur pagesa e plotë e fermerit në llogarinë e tij bankare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu