
Përplasja mes dy reality show ka arritur kulmin mbrëmjen e 6 prillit, duke nxjerrë në pah një diferencë të papritur në shikueshmëri.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara live në YouTube, “Ferma VIP Albania 3” ka arritur rreth 254 mijë shikues në kohë reale, ndërsa transmetimi i dasmës së Brikenës dhe Mateos në BBVIP ka regjistruar rreth 222 mijë shikues.
Ironia qëndron në faktin se ky avantazh i “Ferma VIP” është arritur edhe gjatë kohës së reklamave, duke e bërë rezultatin edhe më domethënës për garën mes dy formateve.
Moderatorja duket se ka fituar këtë “betejë klikimesh”, ndërsa publiku ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke shpërndarë krahasimet e audiencës.
Ky zhvillim konfirmon se konkurrenca mes dy spektakleve mbetet e fortë dhe e paparashikueshme, me çdo mbrëmje që mund të sjellë përmbysje në shikueshmëri.






