Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Berat ku prezantoi Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi, së bashku me deputetët, prefekten dhe kryetarët e bashkive të qarkut.

Denaj bëri të ditur se, Skema Kombëtare e Investimeve me fond prej 1,5 miliardë lekë do të mbështesë fermerët për ndërtimin e serrave të reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimin e stallave, mekanizimin e bujqësisë dhe rrjeta e kosha për akuakulturë.

yacht hotel sarande

Skema Kombëtare e Investimeve në Fermë, nis këtë vit me një buxhet 500 milionë lekë, e miratuar në Aktin Normativ të Qeverisë, por do të vijojë të paguhet dhe për gjatë vitit që vjen.

Aplikimet për këtë skemë kanë nisur më 1 tetor online në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe aplikantët e rregullt mund të fillojnë edhe këtë vit menjëherë nga pagesat me 30% të investimit grant.

Aplikimet janë të hapura deri më 8 nëntor. /atsH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu