
Taylor Swift dhe Travis Kelce janë fejuar pas dy vitesh lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti në një postim të përbashkët në Instagram, të publikuar të martën.
Swift dhe Kelce postuan disa fotografi ku sportisti shihet duke u gjunjëzuar në një kopsht piktoresk për t’i propozuar këngëtares me një unazë fejese.
Swift ndau gjithashtu një foto të afërt të unazës së saj mahnitëse, e cila përmban një diamant.
View this post on Instagram
Këngëtarja e hitit “Love Story” dukej e mbushur me emocione teksa përqafoi dhe puthi të fejuarin e saj të ri, ndërsa pozonin për disa fotografi për të festuar këtë moment të veçantë.
Propozimi vjen vetëm dy javë pasi Swift njoftoi albumin e saj të 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, që do të publikohet më 3 tetor.
Dyshja nisi lidhjen në verën e vitit 2023 dhe fansat kanë spekuluar për një propozim të mundshëm prej kohësh.
Në gusht të vitit 2024, eksperti i NFL-së, Adam Schefter, u bë viral pasi gjatë një momenti argëtues në emisionin NFL Live, sugjeroi se çifti mund të ishte në prag të martesës./Panorama