Ish-Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është ndaluar nga autoritetet belge si pjesë e një hetimi të gjerë për mashtrim dhe abuzim me fonde evropiane, që përfshin Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).

Sipas mediave belge dhe burimeve të konfirmuara nga Reuters, Financial Times dhe El País, prokuroria federale belge, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane të Prokurorit Publik (EPPO) dhe Zyrën Kundër Mashtrimit të BE-së (OLAF), ka kryer sot kontrolle në:

ambientet e EEAS në Bruksel

disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges

Gjatë operacionit, tre persona janë ndaluar, mes tyre edhe Mogherini, e cila prej vitit 2020 mban postin e Rektores së Kolegjit të Evropës, ndërsa më herët shërbeu si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.

Për çfarë po hetohet?

Hetimi lidhet me dyshime për:

paracaktim të fituesit të një tenderi të BE-s

mundësi shpërdorimi të fondeve evropiane

shkelje të procedurave të prokurimit publik

ndarje të informacionit të brendshëm me konkurrues të caktuar

konflikt interesi në një projekt të Akademisë Diplomatike të BE-s, financuar nga fondet europiane

Ky tender, që daton nga periudha 2021–2022, kishte të bënte me programe trajnimi për diplomatët e rinj të BE-s. Sipas Financial Times, prokuroria ka prova që informacioni i brendshëm mund t’i jetë përcjellë paraprakisht një kandidati të favorizuar.

Dokumente të sekuestruara dhe heqje imuniteti

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe komunikime zyrtare. Prokuroria ka kërkuar dhe marrë edhe heqjen e imunitetit për disa të dyshuar që gëzonin mbrojtje institucionale.

Hetimi është në fazë aktive dhe priten zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu