Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke thumbuar kundërshtarët politikë.

Në një postim të shkurtër, Balla shkruan: “Fati i keq për krushqit 🦉 tani që zgjati dita se kur errësohej shpejt kishin mundësi të dukeshin më shumë 😂”.

Reagimi i tij vjen në një klimë të tensionuar politike, ku debatet mes mazhorancës dhe opozitës janë intensifikuar në ditët e fundit.

Edhe pse pa përmendur drejtpërdrejt emra, deklarata e Ballës është interpretuar si një mesazh ironik ndaj kundërshtarëve politikë, duke përdorur metafora dhe tone thumbuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu