Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një tjetër dëshmi  për atë që ai e cilëson si “farsë elektorale” të zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për një sërë veprimesh kriminale që, sipas tij, synuan deformimin e vullnetit të qytetarëve. Në qendër të akuzave ishte edhe praktika e mbledhjes së kartave të identitetit të pensionistëve me bindje djathtas, me qëllim pengimin e tyre për të votuar.

Por ajo që e bën këtë skandal edhe më të rëndë është fakti se zona ku është regjistruar kjo praktikë, sipas burimeve për AIA.AL, i ishte “caktuar” nga Partia Socialiste ministres së Bujqësisë, Anila Denaj – një emër i njohur për dështimet e njëpasnjëshme në drejtimin e sektorit bujqësor.

Një ish-punonjëse e kësaj ministrie, e njohur për redaksinë tonë dhe me një karrierë të gjatë profesionale, ka rrëfyer se në muajin nëntor 2024 iu kërkua të jepte dorëheqjen, me motivacionin absurd se “vendi i saj i punës i duhej ministres Denaj për fushatë”. Redaksia ka në dispozicion edhe regjistrimin e bisedës ku këto fjalë ia deklaron me gojë, pikërisht shefja e burimeve njerëzore në këtë ministri, Elona Gjata me porosi të Denaj.

AIA. AL ka mësuar se në muajt pas këtij zhvillimi, ministria e bujqësisë u mbush me militantë kryesisht nga zona e Petrelës të punësuar nga vetë Denaj, të cilët më pas u angazhuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe ushtrimin e presionit elektoral.

“Rrobat e palara të Denajt,” siç u shpreh një burim nga administrata për AIA.AL, “po dalin sot dhe një  nga  shembujt që e vërteton janë denoncimet publike dhe dëshmi të mbledhura nga opozita.

Në deklaratën e tij të sotme, Berisha denoncoi se janë përdorur metoda të paskrupullta, që nga blerja e votës me para publike, deri tek instrumentalizimi i të gjithë aparatit shtetëror për interesat personale të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Ja dëshmia e denoncuar nga Berisha:

“Denoncuesi: Kush jeni, si e keni emrin?
Qytetari: Lodovik …
Denoncuesi: Lodovik kush …
Qytetari: Lodovik Rrethi.
Denoncuesi: A doni me votu nesër…
Lodovik Rrethi: Po ishalla…
Denoncuesi: A keni kartë?
Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…
Denoncuesi: Si e ka emrin …
Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.
Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?
Lodovik Rrethi: Besmiri.
Gentian Ndoj: Besmiri … Pse nuk ta kthen kartën Besmiri…
Lodovik Rrethi: Nuk di gjë, puna e tij. Ai nuk i hedh lekët ai…
Gentian Ndoj: A të duhet karta ty…
Lodovik Rrethi: Më duhet nesër, kismet …
Gentian Ndoj: Pse të duhet karta…
Lodovik Rrethi: Me votu.
Gentian Ndoj: Sa kohë ka që ta ka marrë kartën?
Lodovik Rrethi: Ka 1 javë.

Qytetarja: Marie Rrethi.
Denoncuesi: Sa vjeç je?
Marie Rrethi: 78.
Denoncuesi: Pensionin a e ke marrë
Marie Rrethi: Jo.
Denoncuesi: A don me votu nesër?
Marie Rrethi: Po nesër, për Zotin do të mi bin se s’bën more, s’ka ka ja man. Unë atë ja du.
Denoncuesi: Ç’ka?
Marie Rrethi: Kartat i du në shtëpi.
Denoncuesi: Kush ua ka marrë kartat …
Marie Rrethi: Ky Besi na i ka marrë.
Denoncuesi: Ku punon ai.
Marie Rrethi: Don lek.
Denoncuesi: Çfarë lekësh?
Marie Rrethi: Lekët e pensionit…
Denoncuesi: Tash sa kohë ua ka marrë kartat.
Marie Rrethi: Ka tash 1 javë, tash ni javë po them unë se, kartat janë marrë ma tepër.
Denoncuesi: Pra, ai ua ka marrë kartat dhe nuk ua kthen.
Marie Rrethi: Nuk i kthen, për s’gjallë nuk i kthen.
Denoncuesi: A keni shku me ja kërku kartat?
Marie Rrethi: Ka shku Liku, i kam thënë Likut, çfarë është mor kështu, thotë. Duhet me ja çu Luisit, Luis Lazrit, për me i pru te shpia.
Denoncuesi: E çfarë i ka thënë ai për kartat.
Marie Rrethi: I ka thënë du me ja çu asaj. Mi jep mor mu, i ka thanë kartat. Jo jo i ka thënë, do ja çoj atje, se do i çoj dhe lekët. As ka pru lekë, as ka pru karta.
Denoncuesi: Pra, ju s’keni kartë?
Marie Rrethi: Jo në shtëpi. Jo, jo atje i ka, ai vetë i ka marrë. Hala vaki s’më ka bë kështu.

Gentian Ndoj: Një rast flagrant ka ardhur nga fshati i Barbullushit, ku një denoncues është ankuar pranë Partisë Demokratike, sepse një punonjës poste, i cili shpërndan pensionet në Barbullush, Besmir Lepi u ka marrë kartën e identitetit dhe nuk ua rikthen.
Qytetarët pa kartën e identitetit nuk mund të votojnë, ndaj i bëj thirrje organeve kompetente, Policisë së Shtetit që të marrin masa ndaj këtyre personave sepse po kryejnë krime zgjedhore.”

“Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve… në mënyrë që të mos votojnë,” deklaroi Berisha, duke përshëndetur një çift pensionistësh që kishin denoncuar hapur këtë veprim kriminal.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu