News24 mëson se familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar penalisht mjekët e QSUT, të cilët patën në dorë djalin e tyre, sikundër edhe ata të Korçës. Ata akuzojnë këta mjekë për neglizhencë, dhe mos trajtim siç duhet të djalit të tyre.

yacht hotel sarande

Nëna e Leo Sadikut ka dhënë një intervistë të gjatë në News24, ku ka treguar të gjithë historinë, sesi ka ndodhur ngjarja. Ajo është shprehur se djali i saj, nuk është trajtuar për 7 orë, kur ka ardhur në Tiranë. Ajo shtoi se dyshon edhe për diagnozën e vendosur nga QSUT, “miokardit akut”, duke deklaruar se mjekët nuk kanë kryer analizat e nevojshme për këtë diagnozë.

Po ashtu nëna përgënjeshtron edhe lajmet e publikuara në disa media, ku flitet për dhunë ndaj mjekes që ka trajtuar djalin e saj.

“Jam përballur me mjeken në QSUT, teksa kishim mbesën në spital. Kur e kam parë më janë errur sytë, dhe më është rikthyer e gjitha çfarë kishte ndodhur. I kam thënë se pse ma vrau djalin dhe i jam afruar. Aty me ka rënë të fikët. Ka pasur dëshmitar që nuk e kam dhunuar atë mjeke. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë dhe pres që për djalin tim 12-vjeçar, të bëhet drejtësi”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu