
Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posacçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve sa i përket kallëzimit të tij, lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve.
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ankimi i tij u refuzua.
Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti, pasi sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhje.
Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.