Dy javë pas zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë kandidatët që garuan në zgjedhje.

Kryesocialisti do të falënderojë ekipin e tij, që garoi në zgjedhjet e 11 majit. Ky takim falënderues i Ramës me kandidatët është informal dhe do mbahet në Pallatin e Brigadave, në orën 18:00.

Partia Socialiste më 11 maj arriti të korrë një rezultat historik duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, një shumicë pothuajse absolute.

Takimi i kryetarit të PS me ekipin e tij vjen në javën kur Kuvendi i Shqipërisë pritet t’u rikthehet punimeve me 29 maj, pas një pauze të gjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu