Mediat e Kosovës kanë publikuar rezultatet e para të ‘exit poll-eve’ për zgjedhjet lokale, të cilat tregojnë një garë të fortë në shumë komuna, ndërsa në disa të tjera fituesit janë konfirmuar që në raundin e parë.

Prishtina drejt balotazhit

Në kryeqytet, të tre ‘exit pollet’ vendosin në vend të parë Përparim Ramën (LDK) dhe në të dytin Hajrulla Çekun (LVV), duke paralajmëruar një balotazh mes tyre. Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, mbetet në vendin e tretë.

Fituan që në raundin e parë

Sipas të dhënave të përbashkëta nga tri mediat kryesore:

  • Mitrovicë – Arian Tahiri (PDK) fiton me mbi 55%.

  • Ferizaj – Agim Aliu (PDK) siguron një tjetër mandat me mbi 60%.

  • Lipjan – Imri Ahmeti (LDK) shpallet fitues me rreth 50%.

  • Istog – Ilir Ferati (LDK) fiton bindshëm me mbi 64%.

  • Gjakovë – Ardian Gjini (AAK) konfirmon fitoren pa balotazh me rreth 50%.

  • Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV) fiton me mbi 51%.

Komunat që shkojnë në balotazh

Në bazë të rezultateve të publikuara, balotazh pritet në:

  • Prishtinë: Përparim Rama (LDK) vs Hajrulla Çeku (LVV)

  • Prizren: Shaqir Totaj (PDK) vs Artan Abrashi (LVV)

  • Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) vs Taulant Kelmendi (LVV)

  • Gjilan: Alban Hyseni (LVV) vs Arbër Ismaili (LDK)

  • Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) vs Ardian Shala (LDK)

  • Drenas: Ramiz Lladrovci (PDK) vs Petrit Hajdari (PDK)

Përmbledhje e trendit të përgjithshëm

Sipas këtyre ‘exit poll-eve’, PDK kryeson në disa prej qyteteve më të mëdha si Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren, ndërsa LDK ruan avantazhin në Prishtinë, Pejë, Lipjan e Istog. LVV mban disa bastione si Podujeva dhe Gjilani, ndërsa AAK konsolidon pozitat në Gjakovë dhe Suharekë.

Rezultatet zyrtare nga KQZ pritet të publikohen në orët në vijim, për të konfirmuar nëse këto parashikime do të mbeten të sakta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu