Evi Kokalari këmbëngul për përgjegjësinë që duhet të mbajë Ervin Salianji, për mashtrimin që ka bërë në burg, duke u hequr si i sëmurë, ndërkohë që shkonte në spital për të mbjellë flokët dhe rregulluar hundët.

Ajo thumbon dhe Grida Dumën, duke thënë se nuk ka ndonjë dallim nga ajo modelja që i shkonte në burg Laert Haxhiut, për takim “special”.

“E kuptoni të cilit nivel janë këta njerëz? Burgosen për mashtrim, dhe mashtrojnë të gjithë sistemin nga burgu.

Mendojeni pak me kujdes këtë!

Dhe Grida Dumës mos ti gënjej mëndja që ka ndonjë ndryshim nga modelja e Kosovës që i shkoi në burg Laert Haxhiut.

Në thelb janë e njëjta gjë, por kjo ka pak më shumë klas”, shkruan Kokalari./tema

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu