Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të ulët të automjeteve për 1 mijë banorë në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, Shqipëria renditet para Turqisë, e cila mban pozicionin e fundit në kontinent, për numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Rajoni i veriut rezulton të jetë më i motorizuari në vendin tonë me 260 makina pasagjerësh për çdo 1 mijë banorë.

Në vend të dytë renditet qendra e vendit me 226 automjete për 1 mijë banorë, ndërsa niveli më i ulët është në jug, ku janë regjistruar 212 makina për të njëjtën njësi popullsie.

Kjo diferencë mund të lidhet edhe me karakteristikat demografike të rajoneve.

Pavarësisht shtimit të automjeteve në vend, Shqipëria mbetet larg mesatares së BE-së, që kap shifrën e rreth 550 makinave për 1 mijë banorë.

Në vitin 2023, rajonet me shkallën më të lartë të motorizimit në BE ishin në Itali, ku u shënua shifra prej 2 mijë e 295 automjetesh për 1 mijë banorë.

Finlanda, Greqia, Holanda dhe Çekia janë po ashtu rajone me shkallën më të lartë të automjeteve për numër popullsie./Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu