“Europa në sytë e fëmijëve” është atelia gjigante e cila po udhëton në çdo qytet të Shqipërisë dhe ku fëmijët shqiptarë përcjellin përmes artit këndvështrimin e tyre për Europën.

Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga angazhimi i fëmijëve të Përmetit, të cilët përmes programit “Art, Zeje, Sport” do të lënë “gjurmën” e tyre në Shtëpinë e Europës, në Tiranë ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e vendeve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Me kontributet e fëmijëve përmetarë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi punën fantastike të bërë nga fëmijët, ndërsa u shpreh se punimet e tyre do të bëhen fotografi dhe do të përfshihen në albumin madh që do të bëhet.

“Me të gjitha këto imazhe që po bëhen në gjithë Shqipërinë dhe këtu, do të bëjmë gjithë veshjen e Shtëpisë së Europës që po ndërtojmë se Skënderbeu në Tiranë, ku do të vijnë gjithë udhëheqësit e Europës në datë 16 maj dhe do të shikojnë se çfarë kanë bërë fëmijët e Shqipërisë dhe si e shikojnë ata Europën”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu