Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Bankës së Shqipërisë ruajtjen e regjimit të lirë të kursit të këmbimit.
Sugjerimi i dhënë guvernatorit Gent Sejko vjen pas një periudhe më shumë se një vjeçare të zhvlerësimit të euros.
Madje monedha evropiane humbi sërish pikë duke u blerë në pikat e këmbimit me 97.8 lekë dhe shitur në to me 98.37.
Ndërkaq dollari që prej zgjedhjes së Donald Trump President, ka fituar të paktën 4 pikë nga 90.6 të një jave më parë shkoi në 94 lekë.
FMN gjykon se në një regjim të lirë vlera e lekut të përcaktohet nga kërkesë-oferta në tregun valutor pa qenë nevoja për ndërhyrje nga autoritet monetare.
Gjatë takimit në ambientet e BSH, me gurvenatorin Sejko, përfaqësuesit e FMN vlerësuan gjithashtu edhe qëndrimet e politikës monetare të ndjekur nga institucioni qendror që kanë sjellë një stabilitet në sektorin bankar dhe ecurisë së çmimeve.
Sejko shtoi se kredia për sektorin bankar është zgjeruar në masën e 16,8%, ndërsa ka një ulje të kredive me problem në 4.58% në muajin shtator të këtij viti./oranews