Euro është dobësuar në raport me lekun prej kohësh, por kursi zyrtar i këmbimit nuk ka arritur kurrë në Rrugën e Kombit. Qytetarët denoncojnë se kanë paguar taksën në Bankomatin e Kolshit me 660 lekë të reja, ndërkohë që bazuar në kursin e muajve të fundit 5 euro nuk bëjnë aq por gati baraz ose edhe më pak madje. Një shumë e tillë e llogarit taksën jo më 5 por 6.6 euro gjë që përbën vjedhje për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

yacht hotel sarande

Mesazhi I qytetarit:

 

Përshëndetje!

Jam një qytetar nga Tirana. Me datë 25.5.2024 ditë e shtunë isha me familje në Valbonë.

Gjatë udhëtimit në Rrugën e Kombit paguam në bankomatin e Kolshit (Kukës) dy raste vajtje dhe ardhje nga 660 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekë të reja.

Punonjësi i bankomatit në Kolsh tha duhet të paguani 5 (pesë) euro ose 660 lekë shqiptare.

Mirëpo nuk na sqaroi përse nuk është pagesa e njëjtë pesë euro ose 500 (pesëqind) lekë të reja kur kurësi i shkëmbimit është i barabartë (një euro baraz me 100 lekë).

Më poshtë po ju dërgoi faturën pērkatëse të pagesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu