Etrit Berisha ka shkruar një tjetër kapitull të artë në karrierën e tij, duke i dhënë skuadrës suedeze BK Häcken trofeun e katërt në histori të Kupës së Suedisë, pas një finaleje dramatike kundër gjigantëve të Malmö FF.

Finalja, e zhvilluar në stadiumin e Malmö-s dhe në një atmosferë të mbushur me tifozë vendas, përfundoi me rezultatin 0-0 pas 120 minutash lojë. Por ishte Berisha ai që u bë protagonisti absolut gjatë goditjeve nga pika e bardhë, duke pritur dy penallti dhe duke realizuar një tjetër vetë, për të siguruar triumfin e skuadrës së tij me rezultatin 4-2.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kapiteni i Shqipërisë shkëlqen në një finale të Kupës së Suedisë. Në vitin 2011, kur ishte pjesë e Kalmarit, bëri të njëjtën gjë kundër Malmö-s: priti dy penallti dhe shënoi vetë, duke i dhënë ekipit trofeun.

Pas rikthimit në kampionatin suedez vetëm dy muaj më parë, Berisha ka treguar menjëherë vlerën dhe përvojën e tij vendimtare në ndeshjet e mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu