
Prek Preka, 78 vjeç, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të ekzekutuar në fshatin “Guci e Re”, ka folur për mediat, duke shprehur tronditjen e familjes pas krimit.
“Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di që nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë,” – tha i moshuari.
Sipas tij, Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku familja e tij merrej me bagëti. Ai thekson se gjendja ekonomike e familjes ishte modeste, por e mjaftueshme për të siguruar jetesën.
“Policia e di vetë punën e saj për ta zbardhur ngjarjen,” – u shpreh xhaxhai, duke lënë në dorë të hetuesve sqarimin e motiveve të kësaj vrasjeje./Balkanweb