Elseid Hysaj ka folur pas rikthimit te Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ishte sot në konferencën e paralajmëruar për shtyp në prag të duelit me Serbinë.

Hysaj deklaroi në konferencë për shtyp:

“Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë kundërshtar direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që kundërshtar direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas.

Të gjithë futbollistët janë të përqëndruar, e dimë që kjo ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne, dhe jashtë futbolli, ka shumë tifozë që po e presin mezor këtë ndeshje. Normal që kam folur me disa lojtarë për lidhjet tona që kemi pasur, edhe për ndeshjet e kaluara që kemi luajtur bashkë. Të gjithë e dinë historinë e Shqipërisë. Thjesht kam thënë të jemi sa më të qetë dhe të bëjmë ndeshjen më të mirë në fushë.

Është një presion i madh, por ky presion do jetë i vlefshëm për të zbritur në fushë fort dhe me kurajo. Është ndeshje e veçantë, por futbolli, duhet hyrë në fushë me qetësi dhe të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë.

Të gjithë e kanë parë ndeshjen që kemi luajtur ne aty. Nuk është imazh i bukur për futbollin. Nuk duhet të ndodhë ashtu si në atë kohë. Është ndeshje shumë e rëndësishme, luajmë për shtetin, kombin, nëse ne fitojmë mund të jetë krenari e madhe për ne. Duhet të jemi të qetë, që ta kuptojmë, duhet të mendojmë se jemi futbollistë, për të kënaqur tifozët dhe për të fituar.

Unë gjendem mirë, u riktheva nga dëmtim që kisha. Tani ndihem shumë mirë. Të gjithë mirë, është fundi i kampionatit, ndoshta mund të jemi të lodhur, por nuk besoj, kam parë çunat në stërvitje, të gjithë të përqëndruar. Është ndeshje e veçantë, që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, mund të jetë tifozëri e zjarrtë, por të jemi të qetë.

Trajneri bën punën e tij, gjithmonë na mban me mendimin që të jemi sa më të qetë, mos ta marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të rritur ta kuptojmë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të fortë, kemi luajtur kundër tyre në Seria A dhe jashtë. Dhe ato e dinë për ne, që mund të luftojmë dhe ta fitojmë atë ndeshje.

Të gjitha ndeshjet e grupit janë të rëndësishme, por kjo ndeshje direkte për ne. E dimë që Anglia shumë e fortë, që nëse fiton ose barazon mrekulli, por kundër Serbisë mund të luajmë letrat tona shumë mirë dhe të kemi mundësi për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Hysaj./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu