Prej mbrëmjes së të shtunës, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ndodhet i shtruar në urgjencën e QSUT pasi në qeli shfaqi probleme serioze kardiake dhe të aritmisë.

Sipas burimeve, ai ndodhet i shtruar në reanimacion ku po mbikqyret nën masa të forta të sigurisë.

 

Dumani po i nënshtrohet të gjitha kontrolleve mjeksore për të zbuluar shkakun e komplikacioneve që shfaqi një ditë më parë, kjo për të parë edhe mundësinë nëse bëhet fjalë për probleme kardiake apo ndonjë mundësi helmimi.

Gjithsesi, deri në këtë fazë nuk ka ndonjë indicie të tillë, por megjithatë priten ekzaminimet e tjera për të dalë në përfundimin e mjekëve./vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu