Ish deputeti i PD, Ervin Salianji “qahet” nga qelia e burgut të Fierit ku po vuan dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë për çështjen “Babalja”. Ai u është drejtuar me një letër ambasadorëve dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian.

yacht hotel sarande

Në letër Salianji shkruan se është një i burgosur politik edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD-së për qarkun e Elbasanit.

Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.

“Jam i pari shtetas shqiptar që dënohet me burg për këtë vepër penale.

Jam i pari politikan që dënohet për denoncim ndërkohë që deputeti përfaqëson interësat e qytetarëve. I pari deputet që dënohem nga gjykata të zakonshme dhe nuk hetohem nga prokuroria speciale! Arsyet janë tërësisht të motivuara politikisht.

Përpos betimit për hakmarrje, Edi Rama hoqi nga rruga një pengesë për zgjedhjet që po vijnë. Pasi unë isha fitues në zonen time elektorale në Korçë. Isha fitues si drejtues politik në vitin 2023 në zgjedhjet lokale në qytetin e Kavajës.

Si drejtues Politik në Elbasan për zgjedhjet që po vijnë, nga puna dhe përkushtimi rezultati nuk do të mungonte. Ndaj Edi Ramës i leverdis asgjesimi politik”, shkruan ndër të tjera në letër Salianji. /TEMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu