Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga makina, krah kryeministrit Edi Rama, teksa po udhëtonin drejt mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington.

“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo në postimin e tij në Facebook, duke shoqëruar mesazhin me flamurin shqiptar.

Liderët mblidhen në Uashington

Takimi përurues i Bordit të Paqes zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington dhe është një nismë e presidentit amerikan Donald Trump.

Rreth 40 liderë shtetesh po marrin pjesë në këtë mbledhje. Sipas programit, pas pritjes së delegacioneve, në orën 14:40 (me orën shqiptare) pritet të realizohet fotoja familjare, ndërsa në 15:00 nis zyrtarisht mbledhja.

Mes të pranishmëve janë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe figura të rëndësishme ndërkombëtare.

Fjalën hapëse do ta mbajë Presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa do të flasin gjithashtu Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jared Kushner.

Takimi konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik, me fokus çështjet e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu