Erion Veliaj ka firmosur nga burgu shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.

Këto kompetenca Veliaj ia ka deleguar nënkryetares tjetër të Bashkisë, Sara Goxhaj.

“Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.

Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në dokument.

Kjo shkresë e Veliajt për mban datën 18 mars.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu