Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule.

Ditën e sotme, 23 korrik, pritet që kryebashkiakut t’i komunikohen akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Ndërkohë, ndaj Veliajt vijojnë hetimet edhe për një tjetër çështje penale, e lidhur me akuzën “futje e sendeve të paligjshme në qeli”, për të cilën SPAK ka regjistruar një dosje më herët.

Nuk dihet ende nëse çifti Xoxa–Veliaj do të paraqiten edhe vetë, apo do të marrin dijeni nëpërmjet avokatëve të tyre.

Veliaj është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se dje, 22 korrik, në një reagim zyrtar ekipi ligjor i kryebashkiakut hodhi akuza në drejtim të SPAK, se po shkel sekretin hetimor dhe po përpiqet të ndikojë publikun në dëm të klientit të tyre.

Ata theksuan po ashtu se pritet përfundimi i hetimeve dhe njoftimi zyrtar i akuzave nga SPAK, si mundësia e parë për të shqyrtuar provat dhe për të kundërshtuar ligjërisht akuzat ndaj Erion Veliajt. /tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu