Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar ditën e sotme në spital, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit të tij në paraburgim.

Burime pranë institucionit të vuajtjes së dënimit në Durrës bëjnë me dije se Veliaj ka humbur rreth 10 kilogramë që nga momenti i arrestimit më 10 shkurt. Ai ndodhet prej gjashtë muajsh në qeli, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Pavarësisht përpjekjeve për të fituar lirinë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar më 8 korrik rekursin e bërë nga mbrojtja e tij. Po ashtu, edhe kërkesat e mëparshme në gjykatat më të ulëta janë refuzuar.

Gjendja shëndetësore e Veliajt dhe humbja e peshës kanë ngritur shqetësime në rrethin e tij të afërt, ndërsa pritet një vlerësim mjekësor për vijimin e trajtimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu