Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me procesin e rinumërimit të votave në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “turp” dhe një “pisllek” të papranueshëm institucional.

Në një postim në Instagram, Braçe publikon disa fletë votimi që sipas tij janë vota për Partinë Socialiste dhe për të personalisht, por që po shpallen të pavlefshme nga Komisioni i Apelimit dhe Sanksioneve (KAS). Ai thekson se këto vota ishin vlerësuar më herët si të vlefshme nga KZAZ-të përkatëse, në bazë të një manuali të miratuar nga vetë KQZ, por që “tani nuk gjendet më askund”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

“Nuk ja kam borxh askujt këtë lloj pislleku! Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme!” – shkruan Braçe, duke nënvizuar se është fjala për vota ku sipas tij “është shprehur qartë vullneti i votuesit”.

Braçe nuk kursen as dyshimet për qëllimet e këtij procesi, duke lënë të kuptohet se mund të ketë skenarë për t’i marrë mandatin:

“Nuk di se si e kanë planin, kujt KAS po kërkon t’ja heqë këto vota… por ja bën muuuuuu që ky është turp!”

Reagimi vjen ndërkohë që procesi i rinumërimit të kutive në disa zona të Tiranës po zhvillohet nën një vëmendje të shtuar, pas ankesave të ndryshme nga disa subjekte politike për parregullsi në numërim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu