Tiranë, 25 Qershor 2025 – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ka shpallur të pavlefshme një votë në Njësinë Nr. 5 në Tiranë, ku sipas tij ishte shprehur qartë vullneti i qytetarit për të votuar vetëm partinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet:

“JO për votat e mia; për vullnetin e njerëzve të shprehur me votë!”

Ai publikon një fletë votimi, e cila sipas tij është shpallur e pavlefshme nga KAS për shkak të një shenje në formë topi, për të cilin Braçe ironizon duke e quajtur “Topi i Mato Grudës”.

Braçe thekson se sipas manualit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vlefshmërinë e votës, kjo lloj shenje nuk e bën votën të pavlefshme, dhe se në asnjë prej shembujve të parashikuar nga KQZ kjo formë votimi nuk është përjashtuar.

“Pse zemra është e vlefshme dhe topi i Matos jo?”, shkruan ai me ironi, duke e shoqëruar postimin me disa foto të manualit të KQZ.

Në fund, Braçe ngre dyshime për qëndrimin e njëanshëm të KAS, duke thënë:

“Nëse KAS mendon se unë kam blerë vota dhe kam urdhëruar shenjimin e tyre, le ta thotë qartë në vendim. Por duhet të shpjegojë se si blihet një votë në çdo 6 kuti nga 740 gjithsej.”

Ky reagim vjen në një kohë kur procesi i rinumërimit dhe rishikimit të votave ka ndezur debatet politike dhe po ndiqet me vëmendje nga të gjitha palët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu