Erion Braçe: Po këta të qeverisë kur do të
Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e drejtorëve nëpër bashki, por shtoi se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në qeveri.

“Për vite me radhë kam dëgjuar se si u është kërkuar atyre anëtarëve të Kryesisë që janë edhe drejtues të bashkive, edhe atyre që janë drejtues politik, që të lëvizin drejtorët. Nëse ka një faktor që të nderon apo të rrëzon, janë pikërisht drejtorët e shtetit.

Ajo që kam propozuar unë te komisioni për mirëqeverisjen, ishte që drejtorët duhet të jenë me mandat. Këtu përfshihen edhe këta drejtorët e korporatave”, tha Braçe.

“Mandati duhet të jetë 4-vjeçar dhe që nuk riciklohet në një vend tjetër drejtori. Kjo po ndodh tani me bashkitë, por pyetja që kam unë është: kur do të ndodhë me këta të shtetit? Me këta të qeverisë, kur do të ndodhë kjo që po ndodh me bashkitë”, shtoi Braçe./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu