Kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit kontravers Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK.

Një javë më parë, Ergys Agasi ishte në Prokurorinë e Posaçme, por pas daljes prej atje nuk foli për mediat. Më herët, gjatë këtyre javëve atij i është kontrolluar shtëpia dhe zyra, pas një operacioni të madh nga SPAK për një rrjet që kontrabandonte cigare.

Gjykata e Posaçme ka firmosur sekuestrimin e kuotave të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” në Librazhd, si dhe 10 pasuri të lidhura me të, më konkretisht:

1. Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

2. Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125

3. Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124

4. Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123

5. Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118

6. Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77

7. Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

8. Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120

9. Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë.

Ergys Agasi është një biznesmen kontravers që ka “notuar” mes ujërave të trazuara të politikës, biznesit dhe mafias, sipas akuzave të opozitës. Ai është një ndër njerëzit e promovuar ndër vite nga qeveria socialiste në pozicione të rëndësishme, deri dy vite më parë ka qenë këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe I deleguar nga ky I fundit si drejtues politik I Qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste.

Mes posteve të rëndësishme që Ergys Agasi ka mbajtur është dhe ai I kreut të Inspektoriatit të Mjedisit, vite më parë. Një ndër elementët që e ngritën atë në majat e pushtetit dhe në kupolën e Partisë Socialiste në Durrës është dhe fakti se ai është djali ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi.

Ergys Agasi është angazhuar edhe me ish-LSI e Ilir Metës, por vitet e fundit ai është përfshirë në “merkaton” e socialistëve./newsbomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu