Energjia elektrike është rikthyer në qytetin e Durrës pas një ndërprerjeje që zgjati për rreth 1 orë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Balkanëeb nga drejtoria e OSHEE, linja 220 kV ka rënë, duke lënë NST Spitalle pa tension.
Gjithashtu, tensioni ka munguar edhe në zonën e Rrashbullit. Sipas informacionit paraprak nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OST), një linjë 220 kV është stakuar, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Pas një ore pa energji elektrike, energjia është rikthyer në qytetin e Durrësit, duke lehtësuar situatën për banorët dhe bizneset që ishin prekur nga ndërprerja./balkanweb