
Enrique Iglesias, 50 vjeç, dhe Anna Kournikova, 44 vjeç, po presin fëmijën e tyre të katërt. Lajmi u bë i ditur pasi ish-ylli i tenisit u fotografua në Miami me barkun e rrumbullakosur.
Çifti, të cilët janë së bashku që nga viti 2001, janë tashmë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicolas, 7 vjeç, dhe vajzës Mary, 5 vjeç. Të njohur për mbajtjen private të jetës së tyre familjare, ata nuk kanë bërë një njoftim publik.
Iglesias shpesh ka thënë se familja është përparësia e tij kryesore, duke e çmuar kohën në shtëpi me fëmijët e tij./balkanweb