Kualifikueset e Botërorit kanë nisur me humbje për Shqipërinë. Kuqezinjtë e Silvinjos u mposhtën me rezultatin 2 me 0 nga Anglia në “Wembley”.

Kështu merr fund ecuria pozitive, pasi kujtojmë se Shqipëria kishte 23 vite, që nuk e niste me humbje fushatën e kualifikueseve të Botërorit.

Kuqezinjtë kishin fituar 3 ndeshjet debutuese në 3 kualifikueset e fundit. Shqipëria ka arritur të triumfojë 0-1 në Andorrë për Botërorin e vitit 2022. Edhe pse me rezultat minimal mori 3 pikë të rëndësishme, falë golit të Ermir Lenjanit.

Ishte eliminatorja që i shkruam afër me Edi Rejën por humbëm në duelin direkt kundër Polonisë në “Air Albania”. E mbyllëm në vendin e tretë. Për të shkuar 4 vite më parë, kur ishte “epoka” e De Biazit.

Shqipëria fitoi 2-1 me Maqedoninë e Veriut në “Loro Boriçi” dhe për Botërorin e vitit 2014 fitoi 3-1 ndaj Qipros në “Qemal Stafa” me golat e Sadikut, Çanit dhe Bogdanit. Për Botërorin e Afrikës së Jugut, kuqezinjtë e nisën rrugëtimin me një barazim 0-0 ndaj Suedisë në Tiranë.

Bilanci vazhdon të jetë ende pozitiv edhe në eliminatoret e Botërorit të Gjermanisë, kur kuqezinjtë pritën Greqinë kampione të Europës duke e mposhtur 2-1 me golat e Muratit dhe Aliajt./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu